Prishtinë 30 Janar 2026 15:27
Klithma”, është titulli i librit, i cili përmbledh tetë rrëfime që dëshmojnë dhunën barbare të serbëve ndaj fëmijëve. Ky libër u tha se përmban histori që përfaqësojnë dhimbjen e pafajësinë dhe ëndrrat e lëna në gjysmë të fëmijëve.
Ky libër i autores, Alketa Gashi Fazliu, u promovua sot ne Prishtinë në mesin e familjarëve, kolegëve e figurave të shquara të vendit.
“Në shtëpinë time lufta nuk do të përfundojë asnjëherë dhe ju e dini për çfarë po flas. Unë ditë e natë përballem me plagët e barbarit serb që ka shkaktuar mbi fëmijët, mbi të rinjtë e të rejat, mbi njerëzit e kësaj toke. Fëmijëve ua kujtoj çdo ditë e çdo natë se si duhet ta duan tokën e tyre, gjakun e tyre, dheun e tyre. Në qoftë se mendoni që mund të kem bërë diçka dhe kam gjak shpirti, kjo është falë prindërve të mijë që i kam aty, që çdo ditë, çdo natë dhe vazhdueshëm na i kanë përsëritur mua, vëllezërve dhe motrës që kjo është toka juaj dhe nëse është nevoja duhet ta leni edhe kokën. Uroj që mos vije ajo ditë, nënë dhe babë faleminderit që erdhët nga Gjermania… ‘Klithma’ nuk është zhurmë dhe nuk dua të bëjë zhurmë. ‘Klithma’ është ndërgjegje dhe uroj që të na përcjell gjatë”, tha ajo.Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj tha se ky libër është dëshmi, për çka shtoi se tregimet janë thirrje edhe për të ardhmen.
Lexo po ashtu
“Në faqet e këtij botimi nuk gjenden vetëm tregime, por zëra fëmijësh që u ndërprenë dhunshëm nga historia. Histori që mbajnë brenda dhimbjen e pafajësisë së shkelur dhe plagën e hapur të një krimi që ende kërkon drejtësi. Klithma është thirrja e atyre që nuk patën mundësi të rriten, të ëndërrojnë dhe të jetojnë. Autorja Alketa Gashi Fazliu, pa dyshim një emër i njohur, i respektuar i gazetarisë, ka dëshmuar gjithë këto vite një përkushtim profesional dhe etik, me ndjeshmëri njerëzore, me integritet, me guxim”, ka thënë Malaj.
Flora Brovina, e cila është dëshmitare e vuajtjeve të fëmijëve dhe mjeke e asaj kohe, tha se lufta në Kosovë filloi me fëmijët.
Përveç promovimit të librit, në hollin e Institutit Albanologjik është paraqitur edhe një ekspozitë fotografike, e cila shpërfaq dhimbjet e fëmijëve.
Libri “Klithma” shpërfaq dhimbjen, traumën dhe pasojat e dhunës së ushtruar mbi fëmijët shqiptarë.

Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore
Akordet e Kosovës” gati për tri net muzikore, në skenë edhe talentet e rinj
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë