Prishtinë 28 janar 2026 15:05
Ministrja në detyrë për Punët e Jashtme dhe Diasporën në Republikën e Kosovës, Donika Gërvalla mori pjesë sot në aktivitetin e organizuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme me rastin e 90-vjetorit të lindjes së gjeniut të letrave shqipe Ismail Kadare.
Në aktivitetin ku të pranishëm ishin ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, përfaqësues të trupit diplomatik në vend, akademikë dhe personalitete të ndryshëm, Gërvalla tha se Ismail Kadare për Kosovën dhe qytetarët e saj nuk është mit letrar, por dëshmitar i drejtpërdrejtë dhe i zëshëm i plagëve të hapura të Kosovës.
“Kadare nuk e pa kurrë Kosovën nga larg. Për të Kosova nuk ishte thjesht çështje politike, ishte dhimbje e tij personale. Kur ndalohej gjuha, mbylleshin shkollat dhe njerëzit frikësoheshin, Kadare e ndjente se po sulmohej thelbi i një kombi. Kosovën tentuan ta bënin të padukshme, por Kadare nuk heshti. Ai shkroi sepse shumë të tjerë nuk mundën, fjalët e tij ishin dëshmi, rezistencë dhe kujtesë”, tha Gërvalla.
“Madhështia e Kadaresë qëndron te mënyra se si përdorej letërsia për të treguar të vërtetën shpesh në mënyrë alegorike dhe të mençur. Ai ishte shkrimtar që ruante gjuhën, identitetin dhe kujtesën e një populli të tërë. Për Kadarenë heshtja nuk ishte neutralitet, ishte faj. Ai ishte zëri i të heshturve, mbrojti identitetin dhe kulturën kur politika dhe dhuna donin t’i shkatërronin”, vijoi ajo.
Ministrja Gërvalla tha se Kadare i dha Kosovës një zë botëror dhe tregoi se një popull mund të mbetet pa shtet, po nuk mund të jetojë pa identitet.
“Ai tregoi se letërsia nuk është zbukurim apo argëtim, është mbrojtëse e kujtesës dhe identitetit, ruajtëse e kulturës dhe ndërgjegjes edhe kur liria politike mungon”, tha Gërvalla.

2 Korriku promovon Kosovën në Gothia Cup me rezultat dhe traditë
Kosova mirëpret kulturat nga Amerika Latine dhe Evropa deri në Ballkan, përmes ngjarjes “N’Karadak Krisin Tupanat”
Nga Praga, Orkestra `Amadeus` i sjell Kosovës medaljen e artë
Artisti Liburn Jupolli me vepër artistike në nderim të viktimave të masakrave në Kosovë
Hapet gara për festivalin `Akordet e Kosovës 2026`
Filmi kosovar “Shame and Money” fiton çmimin CineMasters Award në Filmfest München
Bastisje në veri për krime lufte: Sekuestrohen dëshmi ndaj të dyshuarit, si pjesëtar i ish-armatës jugosllave
Varreza masive në Zubin Potok, zbardhen dëshmitë e para të krimit serb ndaj shqiptarëve
Gjendet municion në varrezën masive në Zubin-Potok
Investim prej 3.7 milionë eurosh për modernizimin e rrugës Livadhet e Istogut–Mokna