Prishtinë 30 Janar 2026 13 :58
Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot para gazetarëve është deklaruar lidhur me pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes.
Ai theksoi se Kosova dëshiron të kontribuojë për paqe kudo që të ketë nevojë.
“Ne kemi filluar së pari me pjesëmarrjen tonë në Forcën ndërkombëtare stabilizuese për Gaza dhe aty unë e di që Kosova është përfaqësuar në konferencën në Doha në Katar nga gjenerallejtënant, komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari. Pra, ne kemi shprehur si Republikë e Kosovës gatishmërinë tonë që të marrim pjesë në këtë Forcën stabilizuese ndërkombëtare, ku natyrisht FSK është e mirënjohur tashmë për kërkim-shpëtim dhe deminim, por jo vetëm…”, tha ai.
Kurti tutje shtoi se meqenëse do të marrin pjesë në Forcën Stabilizuese ndërkombëtar, kanë qenë të interesuar që të marrim pjesë edhe në organet vendimmarrëse politike për atë Forcë stabilizuese ndërkombëtare.
Përfshirja e Kosovës në Bordin e Paqes, takimi me Trump dhe fuqizimi i shtetit – pikat kryesore nga intervista me presidenten Osmani
“… Unë jam kryeministër në detyrë, unë ende nuk jam në mandatin tim të tretë, por kudo që ka nevojë për paqe në botë ne dëshirojmë të kontribuojmë sepse kemi qenë përfitues të paqes në vendin tonë nëpërmjet forcave ndërkombëtare, andaj tash duam që të marrim pjesë me forcat dhe kapacitetet tona edhe në paqe në vendet të ndryshme…”, u shpreh ai,

Identifikohen tri viktima nga varrezat në Zubin-Potok, i përkasin “Grupit të Intelektualëve”
Reagojnë familjarët e viktimave të luftës
Paraqiten katër kërkesa në protestën e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së
Nis protesta në sheshin e Prishtinës, në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Galica: Brovina ishte luftëtare e UÇK-së, ajo nuk u ndal as kur u burgos
“Jo në emrin tonë”, Këshilli i Ambasadorëve reagon pas aktgjykimit ndaj krerëve të UÇK-së
Jashari kërkon anëtarësimin e plotë të Kosovës në Kartën e Adriatikut A5
FSK-ja stërvitet bashkë me Amerikën, Kroacinë dhe Shqipërinë
Arrestohet 32-vjeçari, dyshohet se kërcënoi Donika Gërvallën