Prihtinë 30 janar 2026 08:22
Një kontingjent ushtarak nga Forcat e Armatosura të Republikës së Bullgarisë është nisur solemnisht për pjesëmarrje në misionin e NATO-s (KFOR) në Kosovë. Ceremonia e përcjelljes u mbajt në qytetin Pleven, ku morën pjesë përfaqësues të udhëheqjes politike dhe ushtarake.
Kontingjenti do të marrë pjesë në batalionin shumëkombësh të Komandës Rajonale “Perëndim” të KFOR-it, shkruan Agjencia Telegrafike Bullgare BTA.
Në fjalën e tij, zëvendësministri i Mbrojtjes, Radostin Iliev, tha se pjesëmarrja në këtë operacion është një detyrë me rëndësi të lartë për paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe në mbështetje të interesit kombëtar dhe sigurisë ndërkombëtare.
Ai theksoi se Bullgaria është një anëtare e besueshme e NATO-s dhe Bashkimit Evropian dhe se kontingjentet bullgare japin kontribut të drejtpërdrejtë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon dhe në Evropë. Iliev u shpreh se kontingjenti ka mbështetjen e plotë të udhëheqjes politike dhe ushtarake dhe u uroi ushtarakëve rrugëtim të mbarë.
Zëvendësshefi i Mbrojtjes, gjeneral-lejtnant Krasimir Kënev, tha se në KFOR marrin pjesë 33 shtete dhe se Bullgaria renditet ndër dhjetë vendet e para për nga kontributi me personel dhe detyra. Ai theksoi se për 26 vite me radhë kontingjentet bullgare kanë rritur autoritetin e vendit dhe kanë dëshmuar profesionalizëm duke respektuar rregullat për përdorimin e forcës dhe procedurat operative.
Zëvendëskomandanti i Komandës së Përbashkët të Forcave, admiral flotilje Galin Manev, i dorëzoi shefit të shtabit të Komandës Rajonale “Perëndim”, nënkolonelit Donço Ignatov, certifikatën e gatishmërisë së kontingjentit për pjesëmarrje në misionin e NATO-s në Kosovë.
Në ceremoninë e përcjelljes mori pjesë edhe komandanti i Forcave Tokësore të Bullgarisë, gjeneral-major Dejan Deshkov. / Burimi: Agjencia Telegrafike Bullgare

Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin