Prihtinë 30 janar 2026 08:12
Lista Serbe ka filluar me largimin nga puna të shqiptarëve në veri të vendit.
Për këtë, ish-kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka deklaruar se veprimet e ndërmarra nga Lista Serbe janë politike dhe kundërligjore, duke paralajmëruar se një situatë e tillë mund të përkeqësojë raportet etnike.
Sipas tij, vendimet që po merren nuk bazohen në asnjë rregull ligjor dhe po aplikohen në mënyrë selektive, kryesisht ndaj punëtorëve shqiptarë, pa arsye të qarta.
“Natyrisht, nëse do të vazhdohet kjo, kjo situatë mund t’i përkeqësojë raportet etnike, sepse veprimet që po merren nga ana e Listës Serbe janë veprime politike dhe arbitrare. Nuk po shoh asnjë rregull ligjor, merren vendime vetëm ndaj punëtorëve shqiptarë, pa ndonjë arsye konkrete. Sa i përket Komunës së Zubin Potokut, ende nuk ka pasur raste të tilla, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të ndodhin në ditët në vijim. Këto i shoh si veprime kundërligjore, veprime që sjellin pasoja të këqija”, ka deklaruar Zeqiri në emisionin “Ditari” në Tëvë1.
Ai theksoi se situata aktuale kërkon vëmendje dhe reagim institucional për të parandaluar tensione të reja dhe për të garantuar respektimin e ligjit dhe barazisë për të gjithë qytetarët

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj