Prishtinë 29 Janar 2026 11:12
Një shtetas i Serbisë është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për kalim të paautorizuar të kufirit nga Republika e Serbisë në Republikën e Kosovës.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur më 28 janar 2026, rreth orës 08:00, në fshatin Jashanicë të komunës së Leposaviqit.
“Gjatë patrullimit të rregullt, njësia policore ka ndaluar të dyshuarin mashkull, i cili me automjetin e tij dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin”, thuhet në raportin policor.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.

Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin