Prishtinë, 28 janar 2026 18:52
Në këtë pjesë të qytetit së shpejti do të fillojë një projekt i ri.
Këtu pritet të ndërtohet nënkalimi i cili do të lidhë pjesët kryesore të kryeqytetit si rrugën Agim Ramadani me sheshet e Prishtinës.
Megjithatë, disa prej qytetarëve mendojnë se është vendim i vonuar, por që është mirë që po realizohet.
“Sepse përmendorja e Adem Jasharit si kryeheroi i UÇK-së i ushtrisë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tanimë është dashtë të jetë çështje e përfunduar dhe njerëzit, qytetarët është dashtë ta shohin dhe të fotografohen këtu pranë përmendores së heroit të Kosovës dhe shqiptarisë”, thotë Afrim Mustafa – qytetar
“Tek e fundit më mirë vonë sesa asnjëherë, vendin ku e ka përcaktuar ajo nuk e di cili është saktësisht por aty ku ta vendosë duhet të jetë një vend ku kanë qasje shumica një vend i cili gjendet në qendër të Prishtinës, një vend i cili është i qasshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës”, shprehet qytetari Gzim Baxhaku
E nga Komuna e Prishtinës thonë se ende janë në fazën fillestare, pasi që kanë shpallur konkursin ndërkombëtar për pranimin e ideve të ndryshme.
“Ne presim një numër të konsiderueshëm të projekteve, mandej juria profesionale do ta përzgjedhë së pari fituesin e planit ideor e pastaj do të vijnë edhe faza tjera të prokurimit e deri te realizimi i tij… Nuk ka arsye të zgjatë më shumë se 18 muaj nga momenti që kalojnë të gjitha fazat e prokurimit, derisa sa i përket buxhetit do të jetë një buxhet i konsiderueshëm të cilën edhe Komuna e Prishtinës e ka paraparë së bashku me Ministrinë që ta bëjmë një shesh dinjitoz për sakrificën e familjes Jashari”, thotë Gëzim Kastrati – drejtor i Transformimit.
I pari i Drejtorisë së Transformimit thotë se e gjithë kjo është në shenjë nderimi ndaj familjes Jashari për kontributin dhe sakrificën.
“Që një kohë prej më herët është fol shumë për bustin apo sheshin Adem Jashari dhe mendoj që është këtu në kryeqytet do ta ketë vendin e caktuam dhe për atë arsye mendoj se nuk ka asnjë arsye tjetër të mos ndodhë ajo… Kanë edhe prezantuesin apo njeriun i cili jetë në juri profesionale dhe i cili do të japë komentet e tij të cilat janë të lidhura direkt nga familja Jashari”, thotë Kastrati.
Po ashtu, nga niveli lokal u shprehën optimist se me realizimin e këtij projekti do të ulet edhe ngarkesa në trafikun e kryeqytetit.

Qeveria ndan 1.4 milionë euro për pakon e Ringjalljes Ekonomike
Bastisje në veri për krime lufte: Sekuestrohen dëshmi ndaj të dyshuarit, si pjesëtar i ish-armatës jugosllave
Varreza masive në Zubin Potok, zbardhen dëshmitë e para të krimit serb ndaj shqiptarëve
Gjendet municion në varrezën masive në Zubin-Potok
Investim prej 3.7 milionë eurosh për modernizimin e rrugës Livadhet e Istogut–Mokna
Kurti emëron një ish-ushtar të UÇK-së, në krye të Komisionit për Persona të Zhdukur