Prishtinë, 26 janar 2026 20:55
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka ritheksuar se aleanca pret nga autoritetet në Beograd që të marrin përgjegjësi për ngjarjet e rënda të ndodhura në Kosovë, përfshirë sulmin në Banjskë, si dhe sulmet ndaj trupave të KFOR-it gjatë tensioneve të pranverës së vitit 2023.
Gjatë një fjalimi para Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), Rutte theksoi se pret nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të identifikojë dhe vërë para përgjegjësisë personat përgjegjës për dy incidente të ndara, për të cilat, sipas tij, janë dhënë premtime për zbardhim të plotë.
“Kam një marrëdhënie personale me presidentin Aleksandar Vuçiq. Njohim njëri-tjetrin prej shumë vitesh. Por, natyrisht, presim nga ai që të përcaktojë përgjegjësinë për atë që ndodhi disa vite më parë, dhe kjo për dy çështje. Për të dyja ka premtuar përcaktimin e plotë të përgjegjësisë”, deklaroi Rutte.
Kreu i NATO-s nënvizoi se pritjet e aleancës mbeten të qarta dhe të pandryshuara, duke theksuar rëndësinë e llogaridhënies për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri