Mitrovicë, 26 janar 2026 06:47
Në kuadër të detyrave të rregullta, sot rreth orës 15:20, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Mitrovicë Veri kanë ndaluar për kontroll një automjet me targa vendore në rrugën “Knjaz Milosh”.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit të kryer në automjet, policia ka gjetur një sasi pantallona, për të cilat drejtuesi i automjetit, E.G., nuk ka prezantuar dokumentacionin e nevojshëm në lidhje me mallin.
“Sipas procedurave, rasti do të procedohet në Doganën e Kosovës për veprime të mëtejshme dhe trajtim sipas ligjit në fuqi. Policia vazhdon të punojë në parandalimin e kontrabandës dhe inkurajon qytetarët që të bashkëpunojnë duke raportuar çdo veprim të dyshimtë në numrin 192 ose në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.
Më tej thuhet se Policia garanton veprime të shpejta dhe procedura të rregullta ndaj të gjithë atyre që tentojnë të shkelin ligjin.
“Policia e Kosovës do të vazhdojë të kryejë kontrolle të rregullta për të siguruar rendin, ligjin dhe mbrojtjen e të gjithë qytetarëve pa dallim”, njofton policia.

Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit