Prishtinë 24 janar 2026 14:12
olicia e Kosovës ka sekuestruar armë, municion dhe mjete shpërthyese gjatë një operacioni të zhvilluar në një shtëpi të braktisur në fshatin Joshevik, komuna e Zveçanit.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 09:20, policia ka vepruar pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative, ku gjatë kontrollit në objektin e braktisur janë gjetur dhe konfiskuar: një armë automatike AK-47, një pushkë gjysmë automatike dytytëshe, 10 karikatorë të zbrazët, 6 karikatorë të mbushur me nga 30 fishekë, 84 fishekë për armë automatike, 14 fishekë për pushkë gjysmë automatike, një rrip për fishekë, dy granata dore të tipit M50, si dhe pajisje për pastrimin e armëve, shkruan IndeksOnline.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit penal për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
Policia bën të ditur se deri në këtë fazë të hetimeve nuk ka persona të arrestuar dhe se hetimet janë duke vazhduar.
Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe i ka inkurajuar ata që çdo rast të dyshimtë apo veprim të kundërligjshëm ta raportojnë në numrin emergjent 192 ose në stacionin më të afërt policor, duke theksuar se vetëm përmes bashkëpunimit të ndërsjellë mund të garantohet siguria për të gjithë qytetarët.

Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit