Prishtinë 22 janar 2026 14:40
Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka realizuar një operacion të suksesshëm kundër trafikimit të narkotikëve, duke konfiskuar mbi 76 kilogramë substancë të dyshuar narkotike dhe arrestuar tre persona të dyshuar.
Operacioni i koduar “Bregdeti”, pas hetimeve disa mujore dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore, ka rezultuar me ndalimin e një kamioni me targa vendore më 21 janar 2026 rreth orës 23:00, afër pikëkalimit kufitar në Merdare. Gjatë kontrollit të kamionit që drejtohej nga i dyshuari H.S., janë gjetur 68 paketime me marihuanë, me peshë të përgjithshme 76 kilogramë e 800 gramë.
Me urdhër të gjykatës, është kryer edhe kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit, ku janë sekuestruar një armë zjarri me pesë fishekë, dy vetura, një kamion, një telefon celular dhe 2,950 euro para të gatshme.
Në vazhdim të operacionit, më 22 janar 2026, Policia ka bastisur edhe dy lokacione të tjera në fshatin Godishnjak të Podujevës, shtëpitë e dy të dyshuarve të tjerë. Gjatë kontrolleve janë gjetur katër paketime me marihuanë me peshë 4 kilogramë e 454 gramë, dy vetura, dy telefona celularë, materiale për paketimin e narkotikëve, si dhe një armë gazi e modelit “Sig Sauer”.
Me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj tre të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa hetimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Prokuroria dhe Policia e Kosovës kanë theksuar se mbeten të përkushtuara në luftimin e krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve, me qëllim rritjen e sigurisë për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Vdekje e dyshimtë në Ferizaj, në trupin e viktimës kishte shenja dhune
Aksident fatal në Junik, humb jetën vozitësi i katërçikletës
Arrestohet një person në Prishtinë për kërcënim ndaj Kuvendit
Aksident tragjik në Malishevë, vdes një person pasi ra nga rimorkioja derisa ishte duke punuar
Pas trajtimit jashtë vendit, ndërron jetë i lënduar në aksidentin në Loxhë
Kandiqi i reagon Daçiqit: Politika jote rezultoi me varreza masive t`shqiptarëve
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi e papranueshme