Prishtinë, 23 janar 2026 21:53
Ermal Frashëri, pedagog dhe ekspert me bazë në Shtetet e Bashkuara, ka komentuar në emisionin “Balkan Talks” pjesëmarrjen e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku ajo mori pjesë në firmosjen e themelimit të “Bordit të Paqes” për Gazën.
Sipas ekspertit, përfshirja e Kosovës në një akt federal të miratuar nga Kongresi amerikan është një zhvillim i rëndësishëm. Ai theksoi se ky akt krijon një parashikueshmëri të qartë për Kosovën duke bërë që administrata amerikane ti kushtojë vëmendje të shtuar vendit.
“E pashë si një surpizë të këndshme që një vëmendje e tillë për Kosovën të reflektojë në një hallkë që miraton Kongresi. Që Kongresi të jetë kaq specifik saqë të fusë një parashikueshmëri për Kosovën dhe një sërë veprimesh që i tërheqin vëmendje administratës amerikane që ti kushtojë më tepër rëndësi Kosovës, është një gjë që nuk ndodh zakonisht.
Më në fund Kosova arrin që të ketë në Kongres një lobim aq të fortë sa të fusë një parashikueshmëri të tillë në një akt federal.
Nga ana tjetër mendoj se Presidentja Osmani ka bërë mire që ka falënderuar Trump, që ndonëse ky është një akt i Kongresit prap ka falënderuar udhëheqjen e Trump, është një veprim i saktë. Mendoj që kjo do japë një dimension personal dhe një pikë reference që Kosova do ketë edhe në raport me Departamentin e Shtetit.
Kam përshtypjen se në çdo bisedë të ardhshme, vëmendja e Departamentit të Shtetit do kushtëzohet nga parashikimi që është bërë në aktin e mbrojtjes. Është një lloj ndërhyrje që nuk ndodh shpesh. Kosova ka arritur që këtë vëmendje ta përkthejë në legjislacion”, tha Ermal Frashër.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj