Zveçan, 23 janar 2026 15:54
Dy ish- zyrtarë të Komunës së Zveçanit nga komuniteti shqiptar po pretendojnë se u është ndërprerë marrëdhënia e punës padrejtësisht nga ekzekutivi i ri në krye me Dragisha Milloviq.Në korrik të vitit të kaluar, ata firmosën kontatën me afat të pacaktuar, me akt emërimin e ish kryetarit Ilir Peci.Kontrata iu shkëput me 10 janar të këtij viti, pas gjashtë muajsh.
Në vendimin e siguruar nga KALLXO.com, thuhet se shkarkimi i tyre ka ndodhur për faktin se gjatë punës provuese nuk kanë ndjekur trajnimet e detyrueshme, buxheti i komunës nuk ka mjete të mjaftueshme për asistent administrativë dhe nuk ekzsiton raporti për vlerësimin dhe rezultatet e punës.
Ish-asistenti administrativ në kuadër të Drejtorisë për Rini, Kulturë dhe Sport, Vedat Musa së bashku me ish kryetarin, njëherit asamblist në Komunën e Zveçanit, Ilir Peci, paralajmërojnë padi në Gjykatë ndaj pushtetit të ri.
Kam mbushur gjashtë muaj më datën 10 janar, kam pritur për një vendim që po ma jep po ose jo. Në fakt, në momentin që e ka vonuar vendimin unë e kam menduar atë pjesë se do të më kthehet negativ dhe ashtu më ka dalë, ma ka shkëput kontratën e punës. Arsyet janë skandaloze për shkak se komuna nuk ka buxhet t’i paguajë asistentët administrativë”- tha Musa.
Ndërsa sa i përket trajnimeve, Musa thotë se të tilla nuk janë thirrur nga komunarët, për këtë arsye punojnësit nuk i kanë ndjekur.
Jemi në të drejtën tonë, s’kemi pasur asnjëherë asnjë vërejtje as me shkrim as me gojë. E di që do t’i presë i njejti fat (punëtorët e tjerë) ndoshta më i keq se i joni. E dijmë se na është bërë e pa drejtë se ata e kanë për qëllim me i largu shqiptarët prej komunës”- potencoi ish zyrtari.
Asamblisti nga rradhët e PDK-së, njëherit ish kryetar i kësaj komune, Ilir Peci potencon se zyrtarët e shkarkuar nuk janë paralajmëruar 15 ditë më parë siç është e paraparë me ligj.
Ndërsa arysetimin e pushtetit të ri se nuk kanë ndjekur trajnimet e detyrueshme, buxheti i Komunës nuk ka mjete të mjaftueshme për asistent administrativë dhe se nuk ekzsiton raporti për vlerësimin dhe rezultatet e punës, i ka hedhur poshtë Peci.
Vlerësimi iu është bërë në kohën sa kam qenë unë kryetar. Te të dy zyrtarët vlerësimi ka qënë pozitiv. Në pikën e dytë që është thirrë se gjoja nuk ka buxhet komuna, buxhet ka të mjaftueshëm sepse ty nuk ta pranon Qeveria një konkurs me shpallë kur nuk ka buxhet të mjaftueshëm për zyrtarë”- potencoi ish kryetari.
Vendimin e Komunës së Zveçanit për shkarkimin e zyrtarëve i vlerëson të kundërligjshme duke potencuar se fati i këtyre zyrtarëve do të mbetet në duart e Gjykatës.
Unë besoj se është shkelje ligjore ndaj të drejtës së zyrtarëve ku me të 10-tin është dashur t’u vazhdohet, automatikisht nëse kryetari nuk ua vazhdon për tre ditë, automatikisht vetë u vazhdohet. Ky ka marrë vendim pas katër ditësh, është një shkelje e madhe”- theksoi ai.
Kryetarët e rinj të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, bashkë me asamblistët e këtyre komunave kanë dhënë betimin më 05.12.2025.
Në krye të Zveçanit që drejtohej nga Ilir Peci erdhi Dragisha Milloviq.
Milan Radojeviq ka marrë udhëheqjen e Mitrovicës së Veriut, e cila është drejtuar nga Erden Atiq.
Leposaviq ka përfunduar mandatin Lulzim Hetemi dhe e ka marrë Zoran Todiq.
E në Zubin Potok mandatin e kryetarit e mori Millosh Peroviq. Kjo komunë për rreth tri vjet ishte udhëhequr nga Izmir Zeqiri.
Betimin si kryetar komune, përveç kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, i cili u betua në objektin e Komunës, tre kryetarët e tjerë, i Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, nuk u betuan në objektet e komunave, por në shkolla dhe zyre të bashkësisë komunale.
Në një komunikatë zyrtare, në ditën e betimit Policia e Kosovës kishte thënë se pesë policë u lënduan, katër vetura të Policisë u dëmtuan, njëra prej të cilave u dogj.
Ndërsa sipas forcave të rendit, ishin dëgjuar edhe të shtëna nga armë zjarri.
Në mënyrë krejtësisht të pazakontë, nën përcjellje të Policisë e mes tensionesh, kryetarët në Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok, pasditen e së premtes së 26 majit 2023 u futën në zyrat e punës
Më 29 maj, në orët e hershme të mëngjesit, qytetarë serbë ishin mbledhur sërish pranë objekteve komunale në tre komunat e veriut të vendit. Ata do të kundërshtonin sërish futjen e kryetarëve shqiptarë në objektet e komunave.
Në veri prezencën e kishte shtuar misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR.
Derisa kundërshtimi i serbëve lokalë vazhdonte në veri të vendit, ambasadorët e vendeve europiane dhe ai i SHBA-së kishin nisur përpjekjet për ta bindur kryeministrin Kurti që veprimet përmes policisë të ndalonin dhe situata të qetësohej. Përpjekjet e ndërkombëtarëve nuk patën sukses të hënën.
Gjatë njëjtës ditë kishin ndodhur përplasje mes protestuesve që Policia e Kosovës i quajti grupe kriminale, dhe ushtarëve të KFOR-it.
Për pasojë, rreth 30 ushtarë të misionit të NATO-s u lënduan, në mesin e tyre italianë dhe hungarezë. Më vonë, tre nga ushtarët u konfirmua se ishin të plagosur nga arma e zjarrit.

Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 7 qershor
Bllokim i donacioneve nga Kosova, Kamberi: Bankat po bëhen instrument i diskriminimit ndaj shqiptarëve
Rexhepi:Serbia bllokon fondet e Kosovës, nxënësit e Luginës mbesin pa libra
Milanoviq: Pretendime të pakuptimta se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova po përgatiten të sulmojnë Serbinë
Haxhiu takon nesër partitë politike për datën e zgjedhjeve
Ivan Niniq: Beogradi sakrifikoi serbet e Kosovës për interesa politike, ndërsa Radoiçiq ende është i lirë
Kongresmenët Self, Torres e Lawler i paraqesin rezolutë Dhomës së Përfaqësuesve për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Kadetët e FSK-së dëshmojnë përgatitje të lartë në vlerësimin praktik “Guximi i Palëkundur”
MINTI kërkon deklarim e ndarje të qartë të produkteve të qumështit në treg
FSK-ja merr përkrahje nga Mbretëria e Bashkuar për avancimin e kapaciteteve ushtarake