Prishtinë 20 janar 2026 15:40
Një grup serbësh nga fshati Prilluzhë në Kosovë, kanë protestuar mëngjesin e së hënës para të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, për të kërkuar drejtësi lidhur me, siç kanë thënë, mënyrën e parregullt të punësimit përmes konkurseve në sektorin e shëndetësisë.
Sipas tyre, edhe në konkursin e fundit, përparësi u është dhënë personave me rikualifikim, në krahasim me kandidatët që janë arsimuar në mënyrë të rregullt. Ata theksojnë se, po ashtu, as këtë herë nuk është marrë parasysh gjendja sociale, përkatësisht “karta sociale”, gjatë vlerësimit të aplikantëve.
Banorët kërkuan rishqyrtim të procedurave të punësimit dhe transparencë në përzgjedhjen e kandidatëve, duke thënë se do të vazhdojnë të kërkojnë zgjidhje institucionale për këtë çështje, shkruan KosovaPress.
“Nga Prilluzha, mëngjesin e sotëm, kanë mbërritur para Zyrës për Kosovë në Beograd, për të kërkuar drejtësi për shkak të mënyrës jo të rregullt të punësimit në konkurset për punë në sektorin e shëndetësisë , ku edhe kësaj here përparësi u është dhënë personave me rikualifikim, në krahasim me ata që janë arsimuar në mënyrë të rregullt, ndërsa po ashtu as këtë herë nuk është marrë parasysh gjendja (karta) sociale”, thuhet në mbishkrimin e publikuar në rrjetin social Facebook të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi.
Kujtojmë se Serbia ka hapur jashtëligjshëm konkurse në Kosovë në institucionet paralale, gjatë kohës së fushatës zgjedhore, vitin e kaluar.
Ajo është kritikuar për ndërhyrje tek serbët në Kosovë, për çka ekspertë të çështjeve të sigurisë patën thënë se Serbia po përpiqet të ndikojë tek qytetarët serbë për të ndihmuar Listën Serbe./KP/

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin-Potok
Varroset Isuf Hoxha, iu gjetën mbetjet mortore pas 27 vjetësh
Kurti i bën thirrje SHBA-së dhe BE-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kurti: Gërmimet në Zubin-Potok do të vazhdojnë me muaj, pasi eshtrat janë të shpërndara
Eksporti i mallrave arriti në 226.6 milionë euro
Kurti viziton vendin ku po bëhen gërmimet për varrezën masive në Kalludër të Zubin-Potokut
Kosova rrëmben 9 medalje në Kampionatin Ballkanik të Xhudos
Kosova shkëlqen në Sarajevë, fiton gjashtë medalje