Prishtinë 20 janar 2026 10:22
Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026, duke e përforcuar praninë e sportit kosovar në arenën më të madhe dimërore.
Kryeziu ka siguruar kualifikimin në tri disiplina të skijimit alpin, sllallom, sllallom të madh dhe super sllallom të madh, në të cilat do të garojë në Itali.
Drin Kokaj, nga ana tjetër, ka përmbushur kriteret e kualifikimit në disiplinën e sllallomit, duke fituar të drejtën për ta përfaqësuar Kosovën në garat olimpike.
Në procesin e kualifikimit ishin edhe Lirika Deva dhe Vokshi, por sipas rregullave olimpike, Kosova përfaqësohet me nga një garues për secilën gjini, çka i hapi rrugë Kryeziut dhe Kokajt.
Lexo po ashtu
Për Kiana Kryeziun, Milano Cortina 2026 do të jetë paraqitja e dytë olimpike pas Pekin 2022, ndërsa për Drin Kokajn kjo do të shënojë debutimin e tij në Lojërat Olimpike Dimërore, që do të mbahen nga 6 deri më 22 shkurt 2026.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte