Prishtinë 19 Janar 2026 08 07
Senegali u kurorëzua kampion i Afrikës pasi mundi Marokun 1-0 në kohën shtesë në një finale dramatike të Kupës së Kombeve të Afrikës (AFCON) të dielën në Rabat të Marokut. Kjo është hera e dytë në historinë e tyre që Luanët e Terangas e fitojnë këtë trofe.Ndeshja u prish nga një penallti e dhënë për Marokun mes polemikave dhe kaosit të përgjithshëm tetë minuta pas fillimit të kohës shtesë. Trajneri i Senegalit, Pape Thiaw, i tërbuar, i nxiti lojtarët e tij të ktheheshin në dhomën e zhveshjes.
Pas gati pesëmbëdhjetë minutash diskutimi, Sadio Mané i thirri shokët e tij të ekipit të ktheheshin në fushë. Megjithatë, Brahim Diaz në mënyrë të pashpjegueshme humbi penalltinë e tij, duke tentuar një goditje spektakolare por që rrezultoi një dështim i turpshëm pasi portieri Mendy mbeti në vend për t’ja pritur lehtëtisht. Loja shkoi në kohën shtesë, me Senegalin që shënoi pas vetëm tre minutash me anë të Pape Gueye-t. Mesfushori i Villarrealit lëshoi një gjuajtje të fuqishme duke tundur rrjetën dhe me shifrat 1-0 u mbyll 120-minutëshi.
Senegali pason Bregun e Fildishtë dhe i shton rekordit të tij një titull të dytë të Kupës së Kombeve të Afrikës, pas atij të fituar në vitin 2021.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes