Prishtinë 19 Janar 2026 15:40
Ish-ambasadori Sreçko Gjukiq vlerësoi se Presidenti Aleksandar Vučliq po e tërheq Serbinë në konflikte globale duke deklaruar se CIA dhe Mossadi janë aktivë në Iran, gjë që Uashingtoni dhe Tel Avivi mund ta perceptojnë si një mesazh politik.
“Këto deklarata mund t’i shkaktojnë dëme politikës së jashtme Serbisë. Ajo nuk është aktore në konfliktet e Lindjes së Mesme, as nuk ka interes të përfshihet në interpretimet që akuzojnë dy shërbimet më me ndikim të inteligjencës perëndimore”, tha Gjukiq në një intervistë për gazetën e sotme Nova.
Siç shtoi ai, “pretendime të tilla publike, objektivisht, mund të kuptohen si një narrativë armiqësore ndaj SHBA-së dhe Izraelit, duke e përfshirë kështu Serbinë në konflikte globale dhe luftëra inteligjence që e tejkalojnë atë shumë herë”.
“Krahasimi me vitin 1953 dhe përmbysjen e (Kryeministrit Muhamed) Mossadegh në Iran është një kornizë klasike propagandistike e diskutimit antiamerikan dhe antiperëndimor, i cili mund të përjetohet si një mesazh politik në Uashington dhe Tel Aviv”, theksoi Gjukiq.
Ai paralajmëroi se “deklarata të tilla e ndërlikojnë më tej pozicionin e Serbisë dhe sjellin konfuzion në politikën e jashtme”.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj