Prishtinë 19 Janar 2026 15:26
Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët lidhur me përhapjen e mesazheve mashtruese përmes SMS dhe iMessage, të cilat synojnë vjedhjen e të dhënave personale dhe bankare.
Sipas ARKEP-it, këto mesazhe shfaqen kryesisht me përmbajtje si “Përditësimi i të dhënave të bankës” apo “Gjoba në trafik”, duke i nxitur qytetarët të klikojnë në linqe të dyshimta.
Përmes komunikatës, ARKEP-i u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos klikojnë në asnjë lidhje të dërguar përmes mesazheve të tilla dhe të mos japin të dhëna personale, financiare apo informacione të ndjeshme përmes platformave të pasigurta.
“Kujdes nga SMS/iMessage mashtrues ‘Përditësimi i të dhënave të bankës’/’Gjoba në trafik’. Mos klikoni në linqe të dyshimta. Për më shumë vizito web/FB të ARKEP-it”, thuhet në njoftimin e këtij autoriteti.
Ditë më parë Banka Qendrore e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes nga qytetarët ndaj siç thuhet një fushate mashtruese që po qarkullon aktualisht përmes mesazheve.
Në thirrjen e BQK-së thuhet se mesazhet paraqiten në mënyrë të rreme si njoftime nga bankat komerciale, me qëllim mashtrimin dhe vjedhjen e të dhënave financiare.
Këto mesazhe thuhet se mund të përmbajnë lidhje të rreme dhe kërkesa urgjente për veprim.

Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin