Prishtinë, 17 janar 2026 21:13
Gjenerallejtënant Bashkim Jashari u prit me nderime të larta në gardën e Ajovas. Njohësit e sigurisë thonë se SHBA-ja do jetë krah Kosovës vazhdimisht, që ajo të bëhet pjesë e NATO-s.
Fillimisht u bë prezantimi.
Më pas u bë edhe thirrja.
Me entuziazëm të lartë e duartrokitje, kështu u prit në selinë e Gardës Kombëtare të Ajovas, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, i cili po qëndronte në shtetin e Ajova, tash e disa ditë duke ndjekur programe ushtarake.
Atje, Jashari zhvilloi edhe disa takime, e ndër të tjerash vizitoi edhe bazën e aviacionit ku pa nga afër helikopterët, Black Hawk.
“Gjeneral Jashari pati rastin të takoi Guvernatoren e shteti të Ajovës si dhe kongresmenët dhe senatorit e shtetit të Ajovës, të cilët i falenderoi për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të SHBA-së për Republikën e Kosovës”, thuhet nga FSK-ja.
Një reagim rreth kësaj vizite pati ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
“Forca e Sigurisë së Kosovës gëzon marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi me Iowa National Guard, partneritet i ndërtuar ndër vite mbi besim, profesionalizëm dhe mbështetje të vazhdueshme, i cili ka kontribuar në zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve të FSK-së”.
Njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi thotë se kjo vizitë tregon mbështetjen e palëkundur të SHBA-së për FSK-në, që të bëhet pjesë e NATO-s.
“E gjithë kjo tregon edhe deklarata e Gjeneral Majorit, Osborn ishte Forca e Sigurisë së Kosovës, shkon drejt një force të armatosur një ushtrie që do të jetë në baza territoriale krahë apo ndërveprim me NATO-në. Kjo tregon një perspektivë të theksuar për anëtarësim të shpejt të Forcës së Sigurisë së Kosovës që kalon fazën e tranzicionit, pra në vitin 2028”, tha Ibishi.
Sipas tij, Forca e Sigurisë së Kosovës, do të pajiset së shpejti me pajisje të tjera ushtarake
“Çfarë pritet këtë vit, pra është dërgesa tashmë e realizuar që do të bartën, Javelinët kontingjenti i parë, edhe normal ato të antiblindës që po vijon në fazën e dërgesës, por sigurisht edhe topat 105mm”.
Forca e Sigurisë së Kosovës është në fazën e tranzicionit që deri më 2028 të kalojë në Forcë Ushtarake, ku pritet të ketë 7.500 trupa, prej të cilëve 5.000 ushtarë të rregullt, 2.500 rezervistë.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës