Mitrovicë, 16 janar 2026 08:42
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut ka publikuar raportin vjetor për vitin 2025, i cili tregon arritje të rëndësishme në fushën e sigurisë dhe rendit publik në rajon.
Raporti evidenton një rënie prej 4.5% të veprave penale krahasuar me vitin paraprak, ndërsa shkalla e zbardhjes së rasteve ka arritur në 87.5%, një nivel që tregon qëndrueshmëri dhe standard të lartë operacional.
Rëniet më të ndjeshme janë shënuar në kategori kyçe të kriminalitetit: grabitje (-33%), vjedhje të rënda (-18.4%), lëndime trupore (-7.2%), tentativa për vrasje (-80%), dhunë në familje (-6.5%), krim kibernetik (-13%) dhe aksidente trafiku me fatalitet (-20%). Ndërkohë, sekuestrimi i armëve pa leje është rritur për 101.3%, rezultat i kontrolleve dhe aksioneve të synuara policore.
Raporti tregon gjithashtu për përpjekjet parandaluese të Drejtorisë, përfshirë projekte, fushata dhe ligjërata edukative që synojnë parandalimin e kriminalitetit, dhunës në familje, sigurisë në trafik dhe sigurisë digjitale.
Kolonel Afërdita Mikullovci, drejtoresha e Drejtorisë, thekson se rezultatet e arritura janë një sukses kolektiv, i bazuar në punën e përkushtuar të zyrtarëve policorë dhe bashkëpunimin e ngushtë me institucionet partnere. Raporti nënvizon rëndësinë e vazhdimit të këtyre përpjekjeve për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike në rajon.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind