Prishtinë 15 janar 2026 18:08
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, ka dhënë detaje lidhur me aksionin policor të realizuar në Zubin Potok, ku janë bastisur tri lokale të dyshuara për veprimtari të kundërligjshme.
Sipas Elshanit, njësia e hetimeve e Stacionit Policor Zubin Potok, më 15 janar 2026, ka pranuar informata nga rrugë operative se në disa lokale po zhvillohej organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
“Me datën 15.01.2026, njësia e hetimeve të stacionit policor Zubin Potok në DRP Mitrovicë Veri ka pranuar një informatë se në tri lokale në qytetin e Zubin Potokut janë duke u zhvilluar veprimtari të kundërligjshme, konkretisht organizimi i skenave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. Njësia e hetimeve e stacionit policor Zubin Potok, me asistimin e njësive relevante të DRP Mitrovicë Veri, ka bërë bastisjen në të tri lokalet”, ka theksuar Elshani.
Gjatë bastisjeve, policia ka hasur në pajisje të ndryshme teknologjike që shërbenin për lojëra të fatit.
“Në të tri lokacionet janë hasur pajisje teknologjike të cilat mundësonin zhvillimin e lojërave të fatit”, ka shtuar ai.
Sipas Elshanit, në lidhje me rastin janë identifikuar gjithsej pesë persona të dyshuar.
“Janë të dyshuar pesë persona, ku tre prej tyre janë hasur në vendngjarje dhe janë duke u intervistuar, ndërsa dy të tjerë nuk janë hasur aty, por janë të njohur për policinë”, ka bërë të ditur ai, duke shtuar se janë intervistuar edhe pesë dëshmitarë.
Elshani ka konfirmuar se është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka dhënë udhëzime për procedim të mëtejmë.
“Është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që të inicohen tri raste ‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, të sanksionuara me nenin 294 të KPRK-së”, ka përfunduar Elshani.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind