Prishtinë 15 janar 2026 15:21
Policia e Kosovës ka njoftuar se drejtori i përgjithshëm, Gazmend Hoxha, ka zhvilluar një takim zyrtar në Prishtinë me Atasheun Ligjor të FBI-së, Brendan Collins, si dhe me Atasheun e Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (DOJ-ICITAP), Kimberly Riffe.
Gjatë takimit, përfaqësuesit amerikanë kanë prezantuar dy zyrtarë të FBI-së – një agjent special dhe një analist të inteligjencës – të cilët në muajt në vijim do të angazhohen në bashkëpunim të drejtpërdrejtë dhe paralel me Policinë e Kosovës.
Sipas njoftimit, diskutimet janë fokusuar në planet për bashkëpunim të mëtejmë, forcimin e partneritetit strategjik dhe thellimin e koordinimit ndërinstitucional, veçanërisht në fushën e hetimeve penale dhe inteligjencës.
Të dyja palët kanë riafirmuar përkushtimin për bashkëpunim të vazhdueshëm me synim rritjen e sigurisë dhe luftimin efektiv të krimit të organizuar dhe veprimtarive të tjera kriminale.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind