Prishtinë 14 Janar 2026 17:23
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim të parë ambasadoren e re të Estonisë në Kosovë, Karin Anna Maandi.
ZKM ka njoftuar se gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet bilaterale, sigurinë dhe integrimin euro-atlantik të Republikës së Kosovës.
“Kryeministri vlerësoi mbështetjen e Estonisë, si vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ndër të tjera në fushën e sundimit të ligjit dhe të qeverisjes digjitale. Kryeministri e falënderoi ambasadoren për mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë ndaj Kosovës në proceset e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, teksa i uroi mirëseardhje dhe i ofroi bashkëpunim të plotë”, ka njoftuar ZKM.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj