Prishtinw, 13 janar 2026 18:58
Muzika shqipe ka qenë pjesë qendrore e Intercultural Festival 2026, i mbajtur sot në Athinë të Greqisë, ku interpretimi i këngës tradicionale “Lule Lule” solli emocione të forta dhe u prit me duartrokitje nga publiku i pranishëm, transmeton KosovaPress.
Kënga u interpretua nga tenori nga Kosova, Denik Prizreni, i cili përmes zërit dhe interpretimit të tij përcolli identitetin kulturor shqiptar në një ngjarje që synon afrimin e komuniteteve dhe kulturave të ndryshme. Gjuha shqipe jehoi fuqishëm në sallë, duke u bërë pjesë e një mozaiku artistik ndërkombëtar.
Sipas njoftimit, organizatorët e festivalit theksuan se performanca shqiptare ishte një nga momentet më të veçanta të programit, duke nënvizuar rolin e artit si urë lidhëse mes popujve dhe si mjet komunikimi përtej kufijve gjuhësorë e kombëtarë.
Intercultural Festival 2026 në Athinë ka mbledhur artistë nga vende të ndryshme të botës, me qëllim promovimin e dialogut kulturor, diversitetit dhe bashkëjetesës përmes muzikës dhe artit skenik.

Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore
Akordet e Kosovës” gati për tri net muzikore, në skenë edhe talentet e rinj
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro