Prishtinë 13 janar 2026 15:26
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka vizituar Fondacionin Jahjaga dhe muzeun “Moment”, ku është njohur nga afër me historitë e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës dhe me punën e Fondacionit Jahjaga në avancimin e të drejtave të grave, rinisë dhe të drejtave të njeriut.
Gjatë vizitës, ambasadori Rudolph, përmes një postimi në Facebook bëri të ditur se me këtë rast, ka theksuar rëndësinë e paqes së qëndrueshme, duke cituar mesazhin: “Paqja jonë nuk do të jetë kurrë e plotë pa paqen e tyre”. Ai u informua mbi rolin e Muzeut “Moment”, i cili është ngritur me mbështetjen e Ambasadës Gjermane dhe i cili, përmes qasjes artistike, hedh dritë mbi procesin e përpunimit të traumës si element kyç për ndërtimin e një të ardhmeje paqësore.
Në kuadër të vizitës, ambasadori u takua edhe me ish-presidenten e Kosovës dhe themeluesen e Fondacionit Jahjaga, Atifete Jahjaga, me të cilën diskutoi për projektet aktuale dhe të ardhshme që synojnë avancimin të barazisë gjinore, demokracisë dhe paqes.
Ish-presidentja Jahjaga shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës Gjermane, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për fuqizimin e grave dhe promovimin e të drejtave të njeriut.

Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore
Akordet e Kosovës” gati për tri net muzikore, në skenë edhe talentet e rinj
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro