Beograd, 7 korrik 2025
Vendimi i Tribunalit të Hagës për Srebrenicën është i qartë, por mediat në Serbi e shtrembërojnë konceptin e gjenocidit. DW hetoi metodat e shtrembërimit të realitetit: si u arrit deri në atë pikë dhe cili është rreziku i një raportimi të tillë për Srebrenicën?
Shembujt më të fundit të “zbutjes” së krimeve të luftës të kryera në vitet e 90’ta bëhen të qarta sapo ndizni televizorin, kur shikoni grupin e përhershëm të të ftuarve në media me mbulim të gjerë në Serbi.

Televizioni dhe gazeta Informer udhëheqin. Nëpër emisionet e tyre shpesh paraqesin kriminelë të dënuar si gjoja analistë, si Dragan Vasiljkoviq, ish-udhëheqës i njësisë paraushtarake “Kninxha”, Dragoslav Bokan, ish-kreu i “Shqiponjave të Bardha”, dhe Vojislav Šešelj, udhëheqës i Partisë Radikale Serbe.
Përveç Informer, një rol të madh luan edhe televizioni Happy, si dhe mediat tabloide si Alo, Večernje novosti, Srpski Telegraf, Srbija Danas etj.
Atmosfera e relativizimit të krimeve të luftës arrin kulmin pikërisht në përvjetorët e përkujtimit të tyre, data kyçe është 11 korriku. Viti i kaluar ishte specifik, sepse rezoluta e Kombeve të Bashkuara shpalli 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë. Në Serbi, ata reaguan ndaj kësaj me një fushatë politike. Slogani “Serbët nuk janë një komb gjenocidal” u shfaq në tabela reklamash në të gjithë vendin, megjithëse përfundimet e OKB-së nuk përmendin popullin serb ose përgjegjësinë kolektive.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj