Beogradi, 7 Korrik 2025
Për vetëm shtatë muaj që zgjasin bllokadat studentore, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kaluar me sukses rrugën nga autokrat në diktator të plotë, i cili me qytetarët përballet me shkopinj gome dhe arrestime. Nuk mbetet pas as në shënjestrimin e mediave, të cilat së fundmi i quajti “terroristë”.
“Të dal t’i shaj, të dal të rrihem, të nxjerr Kobrat (njësi elitare e policisë speciale që ka kryer krime në Bosnjë dhe Kosovë) t’i shpërndajmë të gjithë – nuk do të duhej më shumë se gjashtë-shtatë sekonda”, ka thënë ai.
“Tani po kalojmë në fazën e ekstremizmit të plotë me plehra dhe kontejnerë. Ata e kanë kthyer revolucionin e bllokadës në një revolucion kontejnerësh dhe njerëzit do t’i mbajnë mend për plehrat nëpër rrugë. Kjo thjesht nuk meriton asnjë respekt, por gjithmonë më vjen keq kur shoh se aty ka fëmijë 17-vjeçarë, të rinj prej 18, 19, 20 vjetësh. Por fakti që nuk jeni mjaftueshëm të pjekur apo të rritur nuk do të thotë se mund t’i shkelni ligjet. Prandaj këshilla dhe lutja ime atërore ishte që të mos e bëjnë këtë, por nuk ka dobi,” deklaroi Vuçiq.
Represionin që po shohim këto ditë në rrugët e Serbisë, analistët e shohin si pasojë e një shoqërie të zhytur në hipokrizi, krim dhe korrupsion.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj