Prishtinë, 11 janar 2026 17:51
Drejtoria për Arsim në Komunën e Fushë Kosovës ka njoftuar se fillimi i gjysmëvjetorit të dytë në institucionet arsimore të kësaj komune është shtyrë deri më 19 janar 2026.
Sipas njoftimit zyrtar, ky vendim është marrë për shkak të gjendjes aktuale të krijuar nga kushtet e pafavorshme atmosferike. Reshjet e shiut dhe borës kanë vështirësuar qarkullimin, ndërsa në disa shkolla janë evidentuar probleme edhe me sigurimin e ngrohjes.
Drejtoria Komunale e Arsimit ka vlerësuar se, në këto rrethana, nuk janë krijuar kushtet minimale për zhvillimin normal të procesit mësimor. Vendimi, theksohet më tej, është marrë në funksion të sigurisë së nxënësve dhe stafit arsimor, si dhe për të garantuar mbarëvajtjen e rregullt të procesit arsimor.
Autoritetet komunale u kanë bërë thirrje drejtuesve të institucioneve arsimore që të njoftojnë me kohë stafin mësimdhënës dhe prindërit lidhur me këtë shtyrje.
Për çdo informatë shtesë ose ndryshim eventual, publiku do të informohet përmes kanaleve zyrtare të Komunës së Fushë Kosovës.
Edhe Komuna e Malishevës ka njoftuar se ka shtyrë fillimin e gjysmevjetorit të dytë.
“Njoftim për nxënës dhe mësimdhënës
Mësimi në shkollat e Komunës së Malishevës shtyhet deri më 14 janar 2026”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.

Shtrirje e institucioneve të Kosovës në veri, Kompania e Ujësjellësit “Mitrovica” vendoset në Leposaviq bashkë me flamurin e Republikës
Mitrovica mbështet 47 klube sportive me mbi 176 mijë euro subvencione
Rreth 90% e sipërfaqeve të mbjella u dëmtuan nga breshëri i fuqishëm që goditi dje Istogun
MAPL nuk lejon realizimin e muralit të ish-Patriarkut serb, Pavle, në hapësirën publike në Mitrovicë të Veriut
Podujeva me zonë të re ekonomike, nënshkruhet marrëveshja për Parkun e Përgjithshëm, me mbi 3 milionë euro investim
Fillon nënshkrimi i peticionit `për një Ferizaj pa Uroshevac`
Rrënohet hoteli ‘Jezero’, vazhdon aksioni për largimin e objekteve në Ujman
Inspektimet në vendpunishte do të bëhen me dronë, Hoti: Vendimi hyn në fuqi nga 1 shtatori
Sot fillojnë gërmimet te varreza e dyshuar në Kalludër të Zubin Potokut
Ministria e Infrastrukturës investon 1.85 milionë euro për rrugën Arllat – Malishevë