Lipjan, 11 janar 2026 08:24
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka bërë të ditur se situata nga vërshimet në këtë komunë është përkeqësuar gjatë ditës së shtunë, megjithëse deri më sot nuk ka pasur vështirësi të mëdha.
Ahmeti ka theksuar se dëmet kryesore janë regjistruar në dy ura, njëra në fshatin Sllamushë dhe tjetra në Gadime të Epërme, por se vështirësi ka edhe në lokalitete të tjera.
Siç tha kryetari, të gjitha rrugët janë të kalueshme, por me vështirësi të theksuara, sidomos në rrugët regjionale, përfshirë aksin nga rrethrrotullimi i Prishtina Mall drejt Ferizajt, si dhe rrugën nga Lipjani në Magbule, përkatësisht drejt aeroportit.
“Deri sot nuk kemi pasur vështirësi, sot janë shfaqur bukur shumë vërshime në shumë lokalitete dhe pjesë të lagjeve e fshatrave. Janë disa dëme që kanë ndodhur, kryesoret në dy ura, njëra në fshatin Sllamushë dhe tjetra në Gadime të Epërme. Ka vështirësi edhe në lokalitete të tjera. Ekipet tona janë në terren, në bashkëpunim me zjarrfikësit, stacionin policor dhe disa kompani private, duke provuar të hapin kanale të reja për ta orientuar rrjedhën e ujit”.
Rrugët janë të kalueshme, por me shumë vështirësi, më së shumti në rrugët regjionale, në rrugën prej Prishtina Mall, pra nga rrethrrotullimi për Ferizaj, si dhe rrugën që shkon prej Lipjanit në Magbule, përkatësisht drejt aeroportit.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti