Prishtinë 10 janar 2026 16:00
caktimin e masës së sigurisë për secilin të pandehur veç e veç, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen.

Caktimi i paraburgimit për katër (4) të pandehurit në këtë fazë të procedurës është i domosdoshëm me qëllim të parandalimit të arratisjes apo të pengojnë zhvillimin e procedurës hetimore.Nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, Gjykata ka ardhur në përfundim se në rastin konkret caktimi i masës së sigurisë për të pandehurit është oportune dhe e nevojshme, për mbarëvajtjen e procedurës hetimore, sigurimin e prezencën së të pandehurve në procedurë hetimore, parandalimin që të pandehuri të arratisen apo të ndikojë në dëshmitaret dhe provat e rastit.

SHËNIM: Referuar kërkesave të mediave për deklarim, Gjykata Themelore në Prizren ju njofton, se me rastin e përfundimit të seancës dëgjimore për caktimin e masë së sigurisë ndaj 39 (tridhjetenëntë) të pandehurve, Gjyqtari i procedurës paraprake, në përfundim të seancës (ora 22.10), ka konstatuar në procesverbal se të pandehurit do të kthehen në qendrat e ndalimit në mënyrë që Gjykata do ti njofton lidhur me aktvendimit për propozimin/kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren.

Ky vendim i Gjyqtarit të procedurës paraprake është marrë konform neni 162 të Kodit të Procedurës Penale, paragrafi 8 ku thuhet se “ Sa më parë që të jetë e mundur, por jo më vonë se brenda dyzetetetë (48) orëve nga arresti, gjyqtari i procedurës paraprake mban seancën dëgjimore për të vendosur nëse i pandehuri duhet të mbahet në paraburgim (në rastin konkret brenda 48 orësh është mbajtur seanca dëgjimore në Gjykatën Themelore Prizren), dhe në vazhdim të paragrafit thuhet se “Në pritje të vendimit të gjykatës, i pandehuri mund të mbahet nën ndalim”, çka edhe Gjyqtari i procedurës paraprake ka konstatuar në procesverbal në rastin konkret.

Gjithashtu paragrafi 11 i këtij neni përcakton se “Sa më parë që të jetë e mundur, por jo më vonë se pas dyzet e tetë (48) orëve nga seanca dëgjimore (në rastin konkret ende nuk kanë kaluar 48 orë nga mbajtja e seancës e cila është mbajtur me datë 08.01.2026), sipas paragrafit 8 të këtij neni, gjyqtari i procedurës paraprake e nxjerr një vendim i cili përcakton nëse të pandehurit i caktohet njëra nga masat nga neni 171 i këtij Kodi” e që neni 171 parasheh të gjitha masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit, jo vetëm për paraburgimin..

Vendimi nga ana e Gjyqtari të procedurës paraprake për ndalim deri në marrjen dhe përpilimin e vendimit është marrë edhe konform nenit 19 të Kodit të Procedurës Penale, paragrafi 1.2, ku përcaktohet çështja e ndërlikuar, çdo rast që përfshin më shumë se 10 (dhjetë) të pandehur, e që në rastin konkret kanë qenë 39 të pandehur.

By US5