Prishtinë, 10 janar 2026 18:02
Serbia po shqetësohet shumë që Kosova po armatoset. Për më tepër, e sheh si rrezik për veten faktin që kjo e fundit investoi, sic thuhet, 430 milionë euro në pajisje dhe armatim.
Dërgesat e fundit që arritën në Prishtinë, nga Turqia por edhe shtete tjera, sipas kryetarit të të ashtuquajturit Komision parlamentar për Mbrojtje dhe Punë të Brendshme të Kuvendit të Serbisë, Milovan Drecun, “tregojnë një militarizim të intensifikuar të institucioneve të Kosovës, si dhe se ato mbartin rreziqe serioze të sigurisë.
I njëjti ka thënë se që nga fillimi i fazës përfundimtare të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, “është intensifikuar pajisja dhe stërvitja e kësaj formacioni, gjë që, sipas tij, është në kundërshtim me Rezolutën 1244”.
Sipas Drecun, në FSK gjatë katër viteve të fundit janë investuar 430 milionë euro, kryesisht në pajisje dhe armatim.
Më 6 janar Kosova pranoi dërgesën e radhës të sistemeve raketore anti-tank OMTAS, të kontraktuara me prodhuesin shtetëror turk Roketsan në dhjetor të vitit 2023.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri I mbrojtjes Ejup Maqedonci, që tha se OMTAS (Orta Menzilli Tanksavar Silah) është një sistem modern raketor anti-tank me rreze të mesme veprimi, i zhvilluar për të neutralizuar mjete të blinduara moderne, përfshirë tanke me mbrojtje reaktive, si dhe fortifikata mbrojtëse ushtarake.
“Rritja e llojllojshmërisë dhe sasisë së sistemeve raketore anti-tank për ushtrinë tonë ka për qëllim mbulimin e distancave të ndryshme të veprimit, terreneve dhe skenarëve të kërcënimit, duke rritur fleksibilitetin operacional”, ka shkruar ai në Facebook.

Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri