Prishtinë 08 Janar 2026 12:00
Me urdhër të Prokurorisë së Prizrenit, Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike ka zhvilluar sot një aksion të gjerë në Prizren, Pejë, Ferizaj, Gjilan, Rahovec, Podujevë, Obiliq, ku janë angazhuar mbi 300 zyrtarë policorë dhe 10 prokurorë. Në kuadër të këtij operacioni cak i hetimit ishin mbi 40 persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme, ndërsa në mesin e të arrestuarve janë edhe ish-drejtuesit e BKS-së.
Gazeta Sinjali merr vesh ekskluzivisht se si pasojë e këtij aksioni janë arrestuar 15 persona.
Burime të Sinjalit bëjnë me dije se ndaj të arrestuarve është nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh, ndërsa pritet që Prokuroria të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht se si pasojë e këtij operacioni të madh janë arrestuar Sami Mazreku, ish-drejtues i Byrosë Kosovare të Sigurimeve si dhe Valon Berisha, ish-drejtor i financave në këtë institucion.
Të arrestuar tjerë siç merr vesh ekskluzivisht Gazeta Sinjali janë: Valon Duraj, Naser Biri, Djellza Kabashi, Brendona Muja, Naxhije Qollaku, Mirjeta Hoti, Marigona Qollaku Krasniqi, Lirim Ahmetaj.

Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe
Lidhjet e “Alta Bank” me Milan Radoiçiçin dhe Zvonko Veselinoviqin
Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Poezia shqipe në gjuhën gjermane, urë lidhëse mes kulturave
Kërcënimet për bomba alarmojnë Evropën, disa avionë detyrohen të bëjnë ulje të paplanifikuara