Prishtinë, 08 janar 2026 10:58
Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS) ka reaguar pas aksionit të sotëm të Prokurorisë së Prizrenit, ku raportohet se janë arrestuar dy ish-drejtues të saj.
Në komunikatën për media, BKS sqaron se rasti është iniciuar nga vetë institucioni në cilësinë e palës së dëmtuar, si rezultat i gjetjeve të identifikuara në raportin e Auditimit të Brendshëm. Pas evidentimit të shkeljeve serioze dhe dyshimeve për keqpërdorime, BKS ka dërguar gjetjet përkatëse tek organet e drejtësisë.
“Byroja Kosovare e Sigurimeve njofton opinionin publik se rasti i fundit, i cili po trajtohet nga Prokuroria Themelore në Prizren dhe për të cilin janë raportuar bastisje dhe veprime hetimore, është iniciuar nga vetë BKS-ja në cilësinë e palës së dëmtuar, si rezultat i konstatimeve të identifikuara në raportin e Auditimit të Brendshëm. Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm të Byrosë për transparencë, integritet institucional dhe mbrojtje të interesit publik, pas evidentimit të shkeljeve serioze dhe dyshimeve për keqpërdorime, BKS ka ndërmarrë veprime të menjëhershme ligjore, duke i adresuar gjetjet përkatëse tek organet kompetente të rendit dhe drejtësisë”, thuhet në komunikatë.
BKS thekson gjithashtu se ka bashkëpunuar dhe vazhdon të bashkëpunojë në mënyrë të plotë dhe aktive me Prokurorinë dhe Policinë e Kosovës, duke vënë në dispozicion të gjithë dokumentacionin dhe informacionin e nevojshëm për zhvillimin e hetimeve.
“Theksojmë se BKS mbetet e përkushtuar në forcimin e mekanizmave të kontrollit të brendshëm, parandalimin e keqpërdorimeve dhe garantimin e menaxhimit të përgjegjshëm të mjeteve financiare, në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi. Byroja Kosovare e Sigurimeve rithekson se respekton parimin e prezumimit të pafajësisë dhe beson se organet e drejtësisë do ta zbardhin plotësisht këtë rast, duke vepruar në përputhje me ligjin”, përfundon reagimi.

Studentët marshojnë sot në Prishtinë kundër aktgjykimit të Speciales
Policia thotë se masat në trafik kanë të bëjnë me vozitjet e rrezikshme dhe jo me flamujt e UÇK-së
Protestohet në Vjenë kundër dënimit të katërshes së UÇK-së
Kosova pranohet në sistemin ATA Carnet, OEK: Mundësi të reja për bizneset
27 vite në pritje të së vërtetës, familja merr konfirmimin për Idriz Rrecajn
Kurti: Ruajtja e gjuhës shqipe, përgjegjësi ndaj brezave të ardhshëm
Kryeministri Kurti kërkon strategji shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së