Prishtinë 06 janar 2026 14:00
Presidenca e Kosovës ka deklaruar se nuk ka informacione zyrtare lidhur me raportimet se Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka nisur procedurë për verifikimin e pasurisë së presidentes Vjosa Osmani.
Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, ka thënë për tëvë1.info se, megjithëse nuk janë të njoftuar për një veprim të tillë nga APK-ja, presidentja Osmani mirëpret çdo verifikim që realizohet nga institucione të pavarura dhe të paanshme.
Sipas Kupinës, çdo proces verifikimi duhet të bazohet në ligj, integritet dhe fakte të vërteta, e jo në, siç i quajti ai, fushata njollosjeje.
“Ne nuk kemi informacione të tilla, por Presidentja Osmani mirëpret çfarëdo verifikimi nga cilido institucion, që është i bazuar në pavarësi, paanshmëri, integritet, ligj dhe fakte të vërteta, por jo në fushata njollosjesh, të cilat dihet mirëfilli pse po ndodhin në këtë fazë”, ka deklaruar Kupina
Ndryshe, një ditë më parë, disa media raportuan se Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka nisur verifikimin e pasurisë së presidentes Osmani, për shkak të dallimeve të pretenduara në deklarimin e pasurisë mes viteve 2024 dhe 2025.

Policia thotë se masat në trafik kanë të bëjnë me vozitjet e rrezikshme dhe jo me flamujt e UÇK-së
Protestohet në Vjenë kundër dënimit të katërshes së UÇK-së
Kosova pranohet në sistemin ATA Carnet, OEK: Mundësi të reja për bizneset
27 vite në pritje të së vërtetës, familja merr konfirmimin për Idriz Rrecajn
Kurti: Ruajtja e gjuhës shqipe, përgjegjësi ndaj brezave të ardhshëm
Kurti: Nevojitet strategji shtetërore për reagim ndaj verdiktit të Speciales