Prishtinë 5 korrik 2025
Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut ka shprehur bindjen se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk ka shanse që të mbijetojë në pushtet dhe se për këtë arsye po i përdor dhunën dhe represionin ndaj studentëve. Tek e ka komentuar përdorimin e sloganeve nacionaliste, përfshirë edhe ato për Kosovën, gjatë protestave të kohëve të fundit në Serbi, Biserko ka theksuar se qytetarët serbë veçse janë ngopur me të këtilla mesazhe dhe se janë të vetëdijshëm që Kosova është e humbur.
Në intervistë për emisionin “Interaktiv” të KTV-së, Biserko teksa i ka komentuar zhvillimet rreth protestave studentore në Serbi ka theksuar se presidenti Vuçiq nuk ka shanse për të mbijetuar në pushtet dhe se për këtë arsye po i përdor dhunën dhe represionin ndaj studentëve.
E tek ka komentuar përdorimin e sloganeve nacionaliste, përfshirë edhe ato për Kosovën, gjatë protestave në Serbi, Biserko ka theksuar se qytetarët serbë veçse janë ngopur me të këtilla mesazhe.
“Disa mendojnë se publiku reagon në këto çështje, por s’jam aq e sigurt, sepse, për shembull, qytetarët e Serbisë janë të vetëdijshëm se Kosova është e humbur dhe se në Bosnjë-Hercegovinë nuk do të lejohet ndarja e Republikës Sërpska”, ka thënë ajo.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj