Beograd, 4 korrik 2025
Po zhvillohet një aksion i ndalimit të qytetarëve pranë Qendrës Tregtare “Staklenac” në qendër të Beogradit, raporton gazetarja e N1.
Të paktën dy persona janë ndaluar pasi qytetarët kishin bllokuar kryqëzimin pranë Shtëpisë së Ushtrisë. Xhandarmëria dhe policë civilë po ndalojnë qytetarë nga tubimi në lagjen Stari Grad.
Ata kishin bllokuar kryqëzimin pranë Shtëpisë së Ushtrisë, dhe Xhandarmëria i ka larguar nga rruga. Qytetarët i thanë N1 se ata thjesht po qëndronin në kryqëzim kur filluan t’i ndalonin. Gazetarja e N1 tha se ka parë të paktën dy persona të ndaluar.
Xhandarmëria i ka zhvendosur nga kryqëzimi në trotuar për të rivendosur qarkullimin, ndërsa përballë, në lulishte pranë “Staklencit”, po i ndalojnë. Qytetarët janë të zemëruar dhe thërrasin “Turp”, si dhe se po i trajtojnë si “organizatë terroriste”.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj