Prishtinë, 24 dhjetor 2025 20:11
Me rastin e festave të fundvitit, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka përcjellë urime të përzemërta për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pjesëtarët e FSK-së dhe bashkëqytetarët e besimeve të krishtera, duke theksuar vlerat e paqes, solidaritetit dhe bashkëjetesës.
Në mesazhin e tij, komandanti Jashari vuri në pah se festat e fundvitit janë momente reflektimi dhe shprese, që rikujtojnë rëndësinë e respektit të ndërsjellë dhe afrimit njerëzor në shoqërinë kosovare. Ai theksoi se këto vlera janë gjithashtu pjesë përbërëse e misionit dhe filozofisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës.
FSK, sipas komandantit, ka dëshmuar përkushtim të vazhdueshëm në shërbim të qytetarëve, duke vepruar me profesionalizëm, integritet dhe përgjegjësi të lartë institucionale. Përgjatë viteve, kjo forcë ka shënuar arritje të rëndësishme në ngritjen e kapaciteteve profesionale, pjesëmarrjen në trajnime të avancuara, reagimin ndaj situatave emergjente dhe forcimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë.
Duke falënderuar ushtarët, nënoficerët dhe oficerët e FSK-së, komandanti Jashari vlerësoi lart angazhimin dhe disiplinën e treguar, duke theksuar se puna dhe përkushtimi i tyre e kanë bërë institucionin një burim krenarie për vendin. Sipas tij, FSK vazhdon të jetë një forcë profesionale, gjithëpërfshirëse dhe e orientuar drejt shërbimit për të gjithë qytetarët, pa dallim.
Urimi i komandantit Jashari u mbyll me dëshirën për shëndet, paqe dhe begati në familjet e qytetarëve, duke rikonfirmuar angazhimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për të mbetur një shtyllë e sigurisë, stabilitetit dhe shpresës për të ardhmen e vendit.

Policia thotë se masat në trafik kanë të bëjnë me vozitjet e rrezikshme dhe jo me flamujt e UÇK-së
Protestohet në Vjenë kundër dënimit të katërshes së UÇK-së
Kosova pranohet në sistemin ATA Carnet, OEK: Mundësi të reja për bizneset
27 vite në pritje të së vërtetës, familja merr konfirmimin për Idriz Rrecajn
Kurti: Ruajtja e gjuhës shqipe, përgjegjësi ndaj brezave të ardhshëm
Kurti: Nevojitet strategji shtetërore për reagim ndaj verdiktit të Speciales