Prishtinë 24 Dhjetor 2025 18:15
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është pajisur me sistemin raketor antitank gjerman “Panzerfaust 3”, si pjesë e arsenalit mbrojtës të vendit.
Në një postim në Facebook, Kurti theksoi se kjo blerje është realizuar gjatë mandatit të qeverisë së tij përmes Ministrisë së Mbrojtjes dhe përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Kosovës. Sipas tij, “Panzerfaust 3” konsiderohet një nga sistemet më të avancuara dhe më të besueshme të këtij lloji dhe përdoret gjerësisht nga ushtritë e vendeve anëtare të NATO-s.
“Investimi në mbrojtje është investim për paqen, sovranitetin dhe integritetin e Republikës sonë,” ka shkruar Kurti, duke nënvizuar se modernizimi i FSK-së mbetet prioritet strategjik i Qeverisë.
Njoftimi vjen në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme institucionale për rritjen e sigurisë dhe zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës, në përputhje me standardet euroatlantike.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës