Prishtinë 24 Dhjetor 2025 12:05
Dogana e Kosovës po përmbyll vitin duke qenë institucioni i parë për zhdoganim në Ballkanin Perëndimor. Dogana e Kosovës ka tejkaluar projeksionin për të hyrat vjetore si dhe ka realizuar disa aksione të rëndësishme për luftimin e kontrabandimit.
“Te pjesa e të hyrave kemi pasur projeksionin prej Qeverisë në shumën 1 miliard e 897 milionë euro. Deri në ditën e fundit të këtij viti, do të arrijmë të mbledhim 1 miliard e 968 milionë euro. Kjo shumë përbën 135 milionë euro më shumë sesa viti paraprak dhe tejkalon projeksionin prej 70 milionë euro”, ka thënë drejtori i përgjithshëm, Agron Llugaliu, në konferencën e fundvitit.
Si raste kryesore në luftën kundër krimit dhe mbrojtjes së shoqërisë, Dogana e Kosovës ka veçuar 2 raste të sekuestrimit të kanabisit në sasi prej 397 kilogramësh; një tjetër rast të eksplozivit prej 300 kg; municioneve me 1950 copë; 963 mijë euro të pa deklaruara dhe 61 raste të tjera së bashku me policinë kufitare. Llugaliu ka njoftuar se Kosova vazhdon ta mbajë rekordin e shpejtësisë për zhdoganim në Ballkanin Perëndimor.
“Edhe sivjet sikurse vite me radhë, Dogana e Kosovës mirëmban kohën më të mirë sa i përket zhdoganimit në Ballkanin Perëndimor. Siç e shohim, linja e portokalltë është ajo e Kosovës. Kjo matje bëhet nga sekretariati i CEFTA-s dhe ne vazhdojmë të jemi vendi rekord. Kjo është shumë me rëndësi për shkurtimin e shpenzimeve të bizneseve të prodhuesve tonë por edhe për tërheqjen e investitorëve të huaj”, ka thënë ai.Gjermania me vëllimin tregtar të tregtisë është 1 miliardë e 64 milionë euro, Turqia me 933 milionë euro, Kina me 892 milionë euro, Maqedonia me 468 milionë euro dhe Shqipëria me 426 milionë euro. Këto janë top pesë vendet sa i përket statistikave të tregtisë së ndërsjellë”, ka deklaruar Llugaliu.
Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati ka thënë se Dogana e Kosovës ka arritur të tejkaloj projeksionet buxhetore duke rritur të hyrat vjetore.
“Kjo ka ardhur si rezultat i luftës pa kompromis ndaj kontrabandës apo rrugëve të tjera ilegale. Është shtuar kontrolli në gjithë territorin e vendit, janë mbyllur rrugët ilegale të kontrabandës dhe Dogana e Kosovës është pajisur me pajisjet më të reja të teknologjisë së fundit sa i përket detektimit të mallrave të kontrabanduara”, tha ai.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës