Prishtinë 23 Dhjetor 2025 18:19
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës ka kërkuar tërheqjen e menjëhershme nga tregu të produktit qumështor APTAMIL, pasi përmes Komisionit Evropian – Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF) ka pranuar një njoftim se në këtë produkt është identifikuar prania e bakteries Bacillus cereus.
Sipas AUV-it, niveli i rrezikut është vlerësuar si serioz, ndaj institucioni, në përputhje me procedurat e sistemit RASFF, ka nisur ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për gjurmueshmërinë dhe tërheqjen nga tregu të produktit APTAMIL.
Produkti në fjalë është importuar nga Mbretëria e Holandës nga kompania “UNION SH.P.K.” nga Vushtrria.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe të zinxhirit ushqimor, duke zbatuar masa parandaluese dhe kontrolluese, me qëllim që konsumatorëve në Republikën e Kosovës t’u garantohet ushqim i sigurt, i shëndetshëm dhe në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurisë ushqimore”, theksohet në njoftim.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës