Mitrovicë e Jugut, 21 dhjetor 2025 10:01
Edhe pse dita e sotme është zyrtarisht pushim, në Komunën e Mitrovicës së Jugut po zhvillohet puna normale. Sektori i Gjendjes Civile është duke ofruar shërbime për qytetarët.
Kryetari i komunës, Faton Peci, kishte njoftuar disa ditë më parë se sektori i Gjendjes Civile do të ofrojë shërbime edhe gjatë vikendeve, me qëllim që të lehtësohet qasja e qytetarëve në shërbimet komunale, sidomos gjatë periudhës kur shumë mërgimtarë vizitojnë Kosovën.
“Duke marrë parasysh që në këtë periudhë mërgata viziton Kosovën në numër të madh, Sektori i Gjendjes Civile do të jetë në shërbim të tyre edhe gjatë vikendit. Ky vendim hyn në fuqi nga data 20.12.2025 deri më 04.01.2026, me orar pune për qytetarët nga ora 08:00 deri në 12:00”, shkroi kryetari Peci në Facebook.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit