Prizren, 21 dhjetor 2025
Festat e fundvitit këtë vit nuk do të shoqërohen me zhurmë fishekzjarrësh në Prizren.
Ky vendim u mor nga vetë komuna, si masë për parandalimin e rreziqeve dhe lëndimeve gjatë festave.
E ngjashëm sikurse Prizreni kanë vendosur Gjilani e Vushtrria.
Njohësi i çështjeve emergjente, Ilir Morina tregon rreziqet që vijnë nga këto mjete piroteknike.
“Aspekti i sigurisë dhe i lëndimeve e i plagosjes që po ndodh me to, pra me nxjerrjen e syrit edhe të organeve të tjera dhe dëme të tjera që ata kanë pasoja gjithë jetën, pastaj mos me thënë që ka pas raste edhe të djegies në përgjithësi të një magazine, në keqmenaxhimin e tyre dhe në vdekjen e personave në Prizren qe e kemi pasur rastin. Do të thotë janë raste të rënda që po na i kthejnë festat në tragjedi familjare dhe do duhet që këto masa të përcillen dhe të merren dënime rigoroze në mënyrë që të vetëdijesohet popullata”, tha Morina.
Një vit më parë, Ministria e Punëve të Brendshme kishte ndaluar përdorimin e mjeteve piroteknike para datës 26 dhjetor, dhe ishin të lejuara deri më 1 janar.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit