Mitrovicë e Veriut, 19 dhjetor 2025 15:13
Hapësira e të ashtuquajturit “remont ushtarak” në Mitrovicën e Veriut sot përfaqëson kantierin më të madh ndërtimor në qytet, duke u shndërruar në një zonë kyçe të zhvillimit urban. Projektet që aktualisht po realizohen në këtë lokacion janë rezultat i planifikimit dhe vendimeve të marra gjatë qeverisjes së kaluar, e cila kishte vënë këtë hapësirë në qendër të politikave zhvillimore për veriun e vendit.
Në kuadër të këtyre projekteve, është duke u ndërtuar një shkollë e re, e konceptuar për të ofruar kushte bashkëkohore për arsimimin e fëmijëve dhe për të adresuar mungesën e kapaciteteve shkollore që ka qenë problem për vite me radhë. Ky projekt ishte pjesë e strategjisë afatgjate të qeverisjes së kaluar për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në Mitrovicën e Veriut.
Paralelisht, po realizohet edhe ndërtimi i një shtëpie të sigurt për viktimat e dhunës në familje, projekt ky i inicuar po ashtu në mandatin e kaluar qeveritar, me synim forcimin e mbrojtjes sociale dhe krijimin e mekanizmave konkretë për mbështetjen e kategorive më të cenueshme.
Në këtë zonë janë planifikuar dhe po ndërtohen edhe objekte banesore, si pjesë e politikave të mëhershme për strehim të përballueshëm, veçanërisht për çiftet e reja dhe familjet me nevoja sociale.
Edhe pse punimet janë ende në proces, transformimi i kësaj hapësire dëshmon për ndikimin e drejtpërdrejtë të projekteve të konceptuara nga qeverisja e kaluar, duke e shndërruar ish-zonën e pashfrytëzuar në një qendër të re urbane me rëndësi për zhvillimin e Mitrovicës së Veriut në vitet që vijnë.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit