Gjykata Themelore në Gjakovë ka shqiptuar dënim me 7 vjet burg ndaj të pandehurit K. P., për veprën penale “rrezikim i trafikut publik” me pasojë vdekjen.
Vendimi u mor nga gjyqtari Samedin Cena në Departamentin e Përgjithshëm, ka konfirmuar Gjykata Themelore në Gjakovë.
Sipas aktakuzës, aksidenti ka ndodhur më 30 qershor 2022 rreth orës 12:05 në lagjen Dardania. I pandehuri K. P. ka qenë duke drejtuar një veturë të tipit Volkswagen Golf dhe ka tentuar të bëjë një kthesë të rrezikshme nga e djathta në të majtë para marketit “E.”, duke ia marrë përparësinë një autoambulance të QKMF-së që po vinte me drita rrotulluese dhe sirenë të ndezur.
Si pasojë e përplasjes, autoambulanca është rrokullisur pasi ka goditur veturën Golf, dhe më pas është përplasur edhe me automjete të tjera. Aksidenti ka përfunduar tragjikisht: S. Gj. ka ndërruar jetë më 1 korrik, ndërsa M. S. ka ndërruar jetë më 5 korrik 2022.
Në këtë aksident kanë pësuar lëndime të rënda edhe A. A., Z. D. dhe F. B., të cilët janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor, dhe lëndimet e tyre janë konfirmuar me ekspertizë mjekësore.
Përveç dënimit me burg, gjykata i ka shqiptuar të pandehurit edhe ndalesën për drejtimin e automjeteve motorike për një periudhë prej tri vitesh, e cila hyn në fuqi pas vuajtjes së dënimit me burg. Koha e kaluar në paraburgim, nga 30 qershori 2022 deri më 21 nëntor 2023, do t’i llogaritet në dënim.

Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha
Hapet konkursi për specializime në shëndetësi, në dispozicion 313 vende
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000