Prishtinë 15 Dhjetor 2025 17:08
Mbrëmë përfundoi Majori i dytë i vitit në botën e CS2 ku në Budapest shkëlqeu Vitality ku rrëmbeu trofeun e të parit për të dytën herë radhazi, duke mposhtur FaZe Clan në finale me rezultat (3:1) me mapa.
Pjesë e këtij Majori ishte edhe ylli kosovar, Drin “Makazze” Shaqiri i cili luan për skuadrën ukrainase Natus Vincere.
Pavaresisht së në gjysmëfinale u mposhtën nga FaZe Clan me rezultat (2:1) me mapa, ai shkëlqeu në këtë event, ku la gjurmë të mëdha.
“Makazze” është zgjedhur lojtari i katërt më i vlerësuar në play-offin e Majorit, duke lënë pas emra të mëdhenj si “mezi”, “mzinho”, “wonderful”, “Tëistz” e “tN1R”.
Përpara yllit kosovar ishin vetëm lojtari më i mirë në botë për momentin “donk”, dhe fituesit e Majorit “ZywOo” e “ropz”.
“Donk” pati paraqitje fantastike ku në katër mapa u vlerësua me notë 1.41, derisa dyshja e Vitalityt pati notën 1.30. Menjëherë pas tyre vjen ylli kosovar “makazze” me 1.28, ku shkëlqeu ndaj Furias dhe Faze.
Kujtojmë edhe njëherë se ky ishte Majori i parë për “Makazzen”, dhe përkundër presionit të madh ai arriti të zhvilloj një performancë të jashtëzakonshme duke lënë emrin e tij të shkruhet me shkronja të arta.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind