Prishtinë, 14 dhjetor 2025 19:16
Ministri në detyrë i Mbrojtës, Ejup Maqedonci ka thënë se ndryshimi i ligjeve që mundësoi krijimin e Ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, hapi rrugë për forcimin e mbrojtjes e cila siç ka thënë ai kulmoi me investime rreth 430 milionë euro gjatë qeverisjes 5 vjeçare.
Në një postim në Facebook në 7 vjetorin e ndryshimit të ligjeve për FSK-në, Maqedonci ka thënë se Kosova dhe rajoni janë më të sigurta kur ushtria e Kosovës është e fuqishme.
“Sot shënojmë 7 vjetorin e ndryshimit të ligjeve që mundësuan krijimin e Ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës. Ky proces, me konsensus të gjerë, krijoi bazën ligjore për forcimin e mbrojtjes sonë dhe kulmoi me investime rreth 430 milionë euro gjatë 5 viteve të qeverisjes sonë. Kosova dhe rajoni janë më të sigurt kur ushtria jonë është e fuqishme, prandaj do të vazhdojmë investimet në mbrojtje dhe siguri”, ka shkruar ai.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind