14:06
Një prani e shtuar e forcave speciale të Maqedonisë së Veriut është vërejtur sot në Shkup, vetëm pak metra larg binës ku po zhvillohet protesta gjithëkombëtare në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pamjet nga vendi i ngjarjes të Indeksonline tregojnë një numër të konsiderueshëm të njësive speciale të dislokuara në afërsi të sheshit “Skënderbeu”, çka ka rritur tensionin dhe vëmendjen e qytetarëve të pranishëm.
Megjithatë, protesta po zhvillohet në mënyrë paqësore, me pjesëmarrje masive dhe mesazhe të fuqishme solidariteti.
___________________________________________________________________________
Shkup 12 dhjetor 2025 13:33
Qindra protestues kanë arritur në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, para fillimit të protestës gjithëkombëtare në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protesta e thirrur nga OVL-UÇK pritet të nisë nga ora 13:00 në sheshin “Skënderbe” në Shkup.
Ajo është përkrahur nga shumë figura politike, nisur nga kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në tubimin e sotëm.
Protesta ka karakter paqësor, ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, tha se edhe pse nuk e përkrah protestën do të mundësojë siguri dhe mbarëvajtje të qetë të tubimit.
Lajmi në përditësim…

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind