Prishtinë, 11 dhjetor 2025 15:49
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka bërë thirrje që aleatët e aleancës ushtarake ta forcojnë mbrojtjen duke rritur shpenzimet dhe prodhimin, derisa ka paralajmëruar se caku i radhës i Rusisë është NATO-ja.
Rutte ka deklaruar se nuk duhet humbur kohë, derisa ka alarmuar se Rusia mund të jetë e gatshme të përdorë forcë ushtarake kundër NATO-s brenda pesë vjetësh.
“Jam këtu sot t’ju tregoj se ku qëndron NATO dhe çfarë duhet të bëjmë për ta ndaluar një luftë para se të nisë. Dhe për ta bërë këtë, ne duhet të jemi shumë të qartë për kërcënimin: ne jemi objektivit i radhës i Rusisë dhe jemi tashmë në rrezik”, ka thënë ai në Berlin, raportoi Guardian.
Ai ka theksuar se Rusia është bërë më e ashpër dhe e pamatur ndaj NATO-s dhe Ukrainës.
“Shumica nuk e ndiejnë urgjencën. Dhe shumë besojnë se koha është në anën tonë. Nuk është. Koha për veprim është tani. Shpenzimet dhe prodhimi në mbrojtje i aleatëve duhet të rriten me shpejtësi. Forcat tona të armatosura duhet të kenë atë që u nevojitet për të na mbajtur të sigurt”, është shprehur Rutte.
Rutte ka thënë tutje se Kina është mbështetje jetike e Rusisë, që e lejon ta vazhdojë politikën e saj agresive, dhe se mbështetet edhe nga Koreja e Veriut dhe Irani.
Ai ka lavdëruar presidentin amerikan për përpjekjet e tij, duke thënë se “ai është i vetmi që mund ta sjellë Putinin në tavolinën e negociatave”.
“Kështu që le ta testojmë Putinin. Ta shohim nëse ai vërtet e dëshiron paqen apo preferon që masakra të vazhdojë”, ka thënë Rutte.

Qindra dronë godasin Moskën në ditën e fundit të votimit në zgjedhjet parlamentare të Rusisë
Trump nënshkruan ligjin për sanksione ndaj Rusisë, Zelensky: Faleminderit SHBA
Von der Leyen: BE-ja do t’i japë Ukrainës 3,3 miliardë euro për të blerë raketa e dronë
21 të vdekur nga shembja e një ndërtese në Gazë, e dëmtuar nga lufta
Përshkallëzohen luftimet në Jemen
Trump: Lufta me Iranin përfundon këtë vit
27 vite në pritje të së vërtetës, familja merr konfirmimin për Idriz Rrecajn
Kurti: Ruajtja e gjuhës shqipe, përgjegjësi ndaj brezave të ardhshëm
Në vitin 1889, Krusheva kishte rreth 160 shtëpi shqiptare