Prishtinë 9 Dhjetor 2025 13:14
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se nga janari i vitit të ardhshëm, paga minimale në Kosovë vend bëhet 425 euro bruto, nga 350 euro sa është tash.
Tutje, ai ka bërë me dije se siç edhe është paraparë nga 1 korriku fillon zbatimi i fazës së dytë ku paga minimale bëhet 500 euro, transmeton IndeksOnline.
Njoftimi i tij i plotë:
Nga muaji i ardhshëm paga minimale bëhet 425 euro bruto nga 350 euro sa është tash. Kurse nga 1 korriku fillon zbatimi i fazës së dytë ku paga minimale bëhet 500 euro, siç edhe e kemi paraparë me vendimin që kemi marrë si Qeveri.
Rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat do të përfitojnë nga kjo rritje.
Pagën minimale e gjetëm 130/170 euro, të pandryshuar për më shumë një dekadë, dhe brenda një mandati po e rrisim për të tretën herë.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës