Prishtinë 9 Dhjetor 2025 09:24
Ambasadori Christopher Hill, një prej diplomatëve më të shquar amerikan, e ish-negociatori në Rambuje, ka komentuar dëshminë e tij që e dha në Gjykatën Speciale të Hagës.
Hill tha se vendimi për të dëshmuar nuk ishte nën presion politik apo profesional, por një përgjegjësi morale, ndësa theksoi se gjatë qëndrimit të tij në Kosovë dhe vizitave në fshatra ku ndodhën krime lufte, nuk pa asnjë provë që Thaçi të kishte urdhëruar apo kryer krime.
“Ai nuk më kërkoi për mbështetje, unë fola me disa njerëz sepse mendoja se ishte një përgjegjësi morale dhe vërtet mendoj se është një përgjegjësi morale. Isha aty, në vende të ndryshme në Kosovë, nuk qëndrova vetëm në Prishtinë, kam qenë në gjithë këto fshatra ku ka pasur krime lufte. Pa dyshim që ishin krime lufte, ka pasur krime ku autorë kanë qenë serbët kundrejt shqiptarëve, por më falni, ka pasur edhe krime të tjera. Unë ama në atë kohë nuk di asnjë lloj krimi për të cilin mund të thosha se u shkaktua nga z. Thaçi dhe ai tani ka diku rreth 5 vjet që është në burg, në paraburgim, dhe unë ndjeva se ishte përgjegjësi morale që të shkoja në Hagë, siç bëra, dhe kalova 3 ditë duke dëshmuar dhe ndonjëherë është e vështirë sepse prokurori ishte mjaft i ashpër për këtë çështje, por unë ndjeja se ishte diçka e padrejtë për ta mbajtur atë aty. Shqetësimi im ishte se aty gjatë luftës, unë pashë shumë gjëra gjatë luftës, por asnjëherë nuk pashë Hashim Thaçin të vriste njerëz apo të jepte urdhra që të vriteshin njerëz, nuk pash diçka të tillë. Dhe kur mu kërkua që të dëshmoja, pranova”, tha ai për Euronews-in.
Ambasadori shprehu gjithashtu rëndësinë e sqarimit të rolit të UÇK-së, duke theksuar se nuk ishte një njësi plotësisht e komanduar nga Thaçi, por me aktorë të pavarur.
“Mendoj se pjesë e kësaj ideje është se ajo që po përpiqeshin të thoshin prokurorët është se UÇK-ja ishte një njësi shumë e organizuar dhe se urdhri jepej nga kreu dhe ekzekutohej nga personi që ishte në fund. Kjo ishte një ekzagjerim i shkallës së organizimit vertikal të UÇK-së. Pra unë nuk mendoj se ka prova nga ajo kohë, ka pasur edhe aktorë të pavarur dhe e kam përmendur edhe tek libri im diçka të tillë. Ndonjëherë kur z. Thaçi binte dakord për diçka në Rambuje dhe më pas shkonte në shtëpi dhe kërkohej një leje, unë u habita që ishte përgjegjës, por ndjeja se ishte e rëndësishme për prokurorin dhe tre gjyqtarët në Hagë që të kuptonin këndvështrimin tim. Unë asnjëherë nuk e pranova idenë se kishte një UÇK që kishte një person në krye, Thaçin, që ishte duke dhënë këta urdhra. Jo, ajo që doja të thoja është që nuk pashë prova për diçka të tillë. Dhe duhet të jetë një gjykim që duhet të mbështetet mbi prova, pra ndjeva përgjegjësi morale që ta tregoja historinë siç e ndjeva unë. Unë nuk pretendoj t’i di të gjitha por kur më pyetën, unë ose do thoja “nuk e di” ose do thoja atë që unë dija.”, u shpreh më tutje ai.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte